I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti
dp

Lexo edheHoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane

Policia bëri të ditur se dje rreth orës 11:00 , stacioni policor në Fushë-Kosovë ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri.
Dyshimet e para në këtë rast bëjnë të ditur se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj.
“Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”.

Lexo edheHoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane
Sipas policisë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi” derisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij./Lajmi.net/