I mbijetuari i fundit i një pallati, momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat pas 20 orësh
03

Lexo edheDasma që nuk u bë kurrë. Në verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja

Në mes të kësaj tragjedia të rëndë që goditi Durrësin dhe Thumanën, pati dhe çaste gëzimi kur nga rrënojat e pallateve u nxorën të gjallë disa nga banorët.
I tillë ishte momenti kur nga rrënojat e hotel “Palma” në Durrës u nxor nga rrënojat pas 20 orësh, Kljadi Qato, i cili kishte qëndruar poshtë krevatit, veprim ky që i ka shpëtuar jetën.
Shefi i zjarrfikëses Kamzë, në redaksinë e “Tvklan.al” ka sjellë edhe pamjet nga momentet e shpëtimit të 28-vjeçarit, i cili ishte i fundit që u nxor i gjallë nga rrënojat, orët e vona të mbrëmjes së të martës.
Në këtë operacion kërkim-shpëtimi morën pjesë zjarrfikëset e Kavajës, Kamzës si dhe forcat greke, pas lokalizimit të të riut, e më pas ndërhynë me pajisjet e specializuara duke thyer një pjesë të betonit që pengonte daljen.

Lexo edheDasma që nuk u bë kurrë. Në verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, më një magnitudë prej 6.4 ballë, la pas një fatkeqësi të madhe, me të paktën 40 viktima dhe mbi 750 të lënduar. /tvklan.al
