Një ngjarje e hidhur ka ndodhur dje në plazhin e Velipojës. Mbikëqyrësi i njërit prej çadrave u përlesh fizikisht me dy familje nga Kosova.
Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se nervozizmi i ‘kaubojit’ nga Shqipëria erdhi rreth pagesës.
“Ai deshi që ne t’ia paguajmë dy herë çadrat. Kjo është padrejtësi e madhe dhe ne s’e lejuam me ndodhë një gjë e tillë”, ka treguar njëri prej tyre.
Më tutje, ai tregon se sjellje të mirë me kosovarët nuk kishin edhe forcat e rendit.















