I kërcënoi gazetarët përmes Facebook-ut, prishtinasi dënohet me tetë muaj burg
BILLI

Lexo edheKonjufca tregon për takimin e djeshëm në Shkup dhe çfarë i ka thënë Daçiqit

I akuzuari K.S. është shpallur fajtor dhe është dhe është dënuar me dënim me burg efektiv në kohëzgjatje prej 8 muaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor të akuzuarin pasi kishte shqetësuar dhe frikësuar përmes rrjetit social Facebook, pronarin e një portali në Kosovë.
Raportohet se përveç pronarit, të kanosur ishin edhe gazetarët e këtij portalit.

Lexo edheKonjufca tregon për takimin e djeshëm në Shkup dhe çfarë i ka thënë Daçiqit
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“I akuzuari K.SH. ishte akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 02.01.2019 dhe 03.01.2019 në Prishtinë, me qëllim të shqetësimit dhe frikësimit përmes rrjetit social Facebook e kishte kanosur pronarin e portalit si dhe gazetarët e tjerë të këtij portali me ç’ rast tek të dëmtuarit kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit ,frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./Gazeta Sinjali/