I jepet lamtumira e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hysenit
03
Lexo edheRrëfimi ekskluziv: Si e festonte Ibrahim Rugova Vitin e Ri gjatë kohës së luftës
Sot në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën, njofton Klan Kosova.
Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.
Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Lexo edheRrëfimi ekskluziv: Si e festonte Ibrahim Rugova Vitin e Ri gjatë kohës së luftës
Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.