I jep hua 4 mijë e 500 euro, ia merr mbi 15 mijë, arrestohet prizrenasi
BILLI
Lexo edheZemaj e quan ‘kudër’ e ‘profiter’ ish-gjeneralin shqiptar, Kudusi Lame
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhëne viktimës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kërcënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë. Rasti ka ndodhur në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull K/Shqiptar i ka dhënë me fajde të holla në vlerë 4500€. I njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lexo edheZemaj e quan ‘kudër’ e ‘profiter’ ish-gjeneralin shqiptar, Kudusi Lame