back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeI infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte të shumta, thotë...

I infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte të shumta, thotë Muharremaj

Të ngjajshme

Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se i infektuari i fundit nga Semetishti ka pasur kontakte të shumta me qytetarët nga fshati i tij, e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin shumë seriozisht këtë pasi mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

“Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha. I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve sërish që të qëndrojnë në shtëpi.

“Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat. Nuk kemi nevojë për panik, por ju lutem qëndroni në shtëpi”, ka shkruar Muharremaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz