I hyri garës për herë të parë në PDK, la prapa ministra e deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Ajo që bie në sy është, që krahas figurave të vjetra, në këtë listë përmes votës janë futur edhe fytura të reja që janë bërë pjesë e Dekadës së re.
Një ndër ta është Arbër Geci. Duke i hyrë kësaj gare për herë të parë, Geci ka befasuar me mbështetjen e madhe që ka marrë nga delegatët në Konventen e PDK-së. Edhe pse i ri në këtë fushë dhe pa përvojë politike, Arbër Geci, ka marrë 288 duke lënë pas vete shumë kandidatë për anëtarë të KD-së, ndonëse ata mbajnë pozita të ministrave dhe deputetëve.
Një përkrahje e tillë, padyshim që e ka gëzuar Arbërin, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook, ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Lexo edheKadastri në Vushtrri bëhet me zyra të modernizuara falë donacionit të qeverisë Norvegjeze
“Me sinqeritetin më të madh, ju falenderojë të gjithëve delegate dhe delegatë të Konventës së IX-të të Partisë Demokratike të Kosoves për besimin e dhënë me anë të votes tuaj që për herë të parë si garues më dhatë mundësinë të jem Antarë i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Është nderë i veçant dhe privilegj që më është japë mundësia të kontribuoj sado pak për Partinë, për vendin tim, për një Kosovë me të mirë dhe më Evropiane”, ka shkruar Geci.















