I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje
03

Lexo edheNë QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhemajli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit”, ka shkruar ai.
Xhemajli ka thënë se deputetët që e kanë votuar këtë gjykatë, do ta kenë njollë të zezë ndër breza.
Lexo edheNë QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë
“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!”, ka shkruar Xhemajli.