I bërtiti Gruevskit ”Na ktheni paratë”, sigurimi e largoi nga turma
dp

Lexo edheEdhe rektori Marjan Dema përfitoi nga privatizimi

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditë së sotme gjatë kremtimit të dy festave të Ilindenit kanë ndodhur dy incidente të cilat ishin të lidhur me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski.
Qytetarët e revoltuar më herët i fishkëllyen Zoran Zaevit dhe gjithashtu bërtitën ”Turp, turp, ju bëni krim, turp”.

Lexo edheEdhe rektori Marjan Dema përfitoi nga privatizimi
Më vonë, gjatë mbajtjes së fjalimeve nga funksionarë shtetëror në Krushevë, një qytetar i revoltuar filloi të bërtasë kryeministrit Gruevski, ”Na ktheni paratë, na ktheni paratë”
Pas kësaj dy truproje të Gruevskit e morën dhe e larguan nga turma./Telegrafi/