BallinaLajmeI arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e...

I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit

Të ngjajshme

Njëri nga dyshuarit e kërkuar për rastin e fajdesë, për të cilin u ndërmor aksion nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren dje, është gjithashtu objekt i një hetimi tjetër. Ky person është i njohur për organet e drejtësisë për shkak të të kaluarës kriminale.

Egzon Reshani kishte qenë i përfshirë disa muaj më parë në një shkëmbim zjarri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia e Kosovës kërkoi më 19 janar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, me qëllim të zbardhjes së incidentit të fundit, por ai vazhdon të jetë në arrati.

Nga operacioni i së hënës, vetëm një person u arrestua, ndërsa Reshani dhe të tjerët që janë të përfshirë ende po kërkohen. Për personin e ndaluar për 48 orë pritet të merret masa e paraburgimit, çka është konfirmuar nga Prokuroria.

“Jemi brenda afatit ligjor. Në momentin që do të bëjmë kërkesën, do të njoftoheni me kohë”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

Grupi i dyshuar po hetohet për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës: “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz