Sheremet Jashari i ankohej Milaim Zekës dy vjet më parë në një emision të transmetuar në RTK se ishte arrestuar vetëm pse donte ta lexonte një poezi në ditën e rivarrimit të Isa Boletinit.
Jashari ishte ftuar në emision si viktimë e policisë. Aty tregonte patriotizmin e tij dhe atdhedashurinë.
Por, prapa këtij patriotizmi fshihej krimi i shumëfishtë: tregtia me armë dhe materiale të rrezikshme shpërthyese, tregtia me statusin e veteranit dhe prostitucioni. Po e shiste për para trupin e vajzës së motrës.
Viktimë e prostitucionit ishte mbesa e tij e re (1996). Atë e shiste për shërbime seksuale tek klientë që ia gjente vetë. E këshillonte edhe çfarë të vishte. I pëlqente një fustan i zi, me të cilin do t’i mahniste klientët.
Mbesa paguhej nga 30 deri në 50 euro. Pjesën tjetër e merrte ai. Zbulimi i kësaj vepre është bërë pas nisjes së hetimeve për armë dhe eksploziv TNT.
Vepër e veçantë penale është sanksionuar ky veprim, raporton Insajderi.
“Hetimi zbuloi aktivitetet e Sheremet Jasharit që ndërlidheshin me detyrimin e një gruaje në ushtrimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë apo prostitucion”, thotë prokurori i EULEX-it në aktakuzë.
“Së paku që prej gushtit të vitit 2015, Sheremet Jashari ishte gjithashtu i përfshirë në mundësimin dhe detyrimin në prostitucion të një femre emri i së cilës është Sh. H.. Ajo thuhet se është mbesa e tij.
Prokurori e ka intervistuar viktimën. Gjendja e saj ekonomike është tepër e rëndë. Familja i jeton me ndihma sociale. Viktima i ka thënë prokurorit se daja i saj e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me pagesë me pagesë me “shokët” e Sheremet Jasharit.
“Sh. H. zakonisht i merrte 30 euro, nganjëherë 50 euro nga këto takime seksuale dhe ajo ia paguante 20 euro Sheremet Jasharit. Ajo zakonisht i kryen këto takime ne hotele afër Vushtrrisë”, thuhet në aktakuzë.
Në një bisedë të përgjuar telefonike me Sheremet Jasharin, viktima ankohet se ia ka borxh 30 euro personit që ia shet asaj qumështin dhe ajo nuk është në gjendje ta paguaj atë. Sheremeti i del në ndihmë për ta zgjidhur situatën.
Lexo edheGëzimi kërkon ndihmën tuaj që të mund të ecë













