Hysaj largohet nga Napoli
BILLI·

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj pritet që të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së janarit.
Pas fjalëve të ashpra të agjentit të shqiptarit, për sjelljen e Ançelotit, duket se edhe qëndrimi i Hysajt tek Napoli është drejt fundit.
Sipas asaj që shkruan TutoSport, Hysaj pritet të largohet nga Napoli drejt Chelsit gjatë merkatos së janarit.
Lexo edheVrasjet më të bujshme në 2018
Maurizio Sarri e kërkon Hysajn me ngulm dhe deri më tani skuadra e Napolit e kishte refuzuar shitjen e shqiptarit.
Por duket se në ditët e para të vitit 2019, gjërat kanë ndryshuar dhe Napoli është gati për të lënë të lirë Elseid Hysajn.














