Hungaria ka filluar ndërtimin e edhe një rrethoje tjetër në kufi me Serbinë, me qëllim që t’i ndalë emigrantët që tentojnë të futen lirshëm në vend.
Zyra e zëdhënësit të Qeverisë së Hungarisë e ka konfirmuar lajmin e publikuar sot në gazetën pro-qeveritare “Magyar Idok”, transmeton Express.
Hungaria e ndërtoi një rrethojë metali përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë në vitin 2015. Qeveria thotë se tash një rrethojë e dytë është i nevojshëm, sepse pret që një valë emigrantësh të mbërrijë në kufirin e saj këtë vit.
Por, aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ashpër politikat e Hungarisë për emigracionin, përfshirë edhe masat në bazë të të cilave azil kërkuesit do të ngujohen në kampe kufitare të ndërtuara prej kontejnerëve për transportimin e mallrave, derisa të vendoset për kërkesat e tyre./Express/