Humbje e madhe për mendimin publik, familja Thaçi ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit Zheji
dp

Lexo edheZelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

“Artur Zheji do të kujtohet me respekt dhe nderim për integritetin dhe guximin e tij intelektual”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
”E nderuara Familje Zheji,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit, emër i shquar i mendimit publik, intelektual i rrallë dhe zë i guximshëm i kohës sonë.
Në këto momente dhimbjeje, bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të madhe. Artur Zheji do të kujtohet me respekt dhe nderim për integritetin dhe guximin e tij intelektual.
Në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Lexo edheZelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Me respekt,
Familja Thaçi
Prishtinë, 24 gusht 2025”