back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeZelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

Zelensky zotohet se Ukraina “nuk do ta humbë” luftën kundër Rusisë

Të ngjajshme

​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së

Partitë politike kanë komentuar vendimin e sotëm të Paneli...

Gjilani kërkah hiç, e mposht Dukagjini i Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me...

Tejkaluan shpejtësinë, gjobitën me nga 300 euro e 3 pikë negative pesë shoferë në Ferizaj

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë...

S’ka rëndësi në cilën ligë, Lepenci mbush tribunat në Kaçanik

Skuadra e Lepencit është duke luajtur ndaj Flamurtarit, ndeshjen...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë të Ukrainës tha se shteti i tij “nuk do të humbë” luftën kundër Moskës, teksa forcat ruse po bëjnë përparime në fushëbetejë dhe në kohën kur po bëhen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.

“Ukraina ende nuk ka fituar, por me siguri nuk do të humbasë”, tha Zelensky gjatë adresimit drejtuar kombit më 24 gusht.

Presidenti ukrainas shtoi se pavarësisht se pjesë të shtetit të tij aktualisht janë të okupuara nga forcat ruse, ka “vetëm një Ukrainë” dhe “ne duhet të jemi së bashku si një familje”.

Zelensky iu referua diplomacisë me Rusinë, në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po përsërit thirrjet për bisedime të paqes në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

“Ukraina kurrë nuk do të pranojë sërish poshtërimin për atë që rusët e quajnë ‘kompromis’”, tha ai. “Ne na duhet një paqe e drejtë në të cilën ne do të vendosim për të ardhmen tonë”.

Më 24 gusht, Ukraina po shënon ditën e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, teksa vendi po përballet me një realitet të ri si në fushëbetejë ashtu edhe jashtë saj.

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, ndërsa ushtria e Ukrainës bëri të ditur se forcat e saj kishin rimarrë një vendbanim në skajin perëndimor të rajonit Dnipropetrovskut. Moska gjithashtu njoftoi se kishte shuar një zjarr në një central bërthamor në rajonin perëndimor Kursk, pasi mbrojtja ajrore ruse pretendoi se kishte rrëzuar një dron ukrainas.

Këtë muaj po ashtu ka pasur përpjekje intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës, përfshirë një samit të profilit të lartë mes Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

Pas kësaj u zhvilluan bisedime në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit, Zelenskyt dhe udhëheqësve evropianë.

Trump ka paralajmëruar një takim të mundshëm mes Zelenskyt dhe Putinit, por një takim i tillë ende nuk ka ndodhur. Udhëheqësi amerikan ka thënë se do të presë dy javë për të parë se çfarë do të ndodhë dhe më pas do të vendosë për hapat e radhës, që mund të përfshijnë edhe sanksione të reja ndaj Rusisë. /REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz