back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditHumbja poshtëruese në finalen e Ligës së Kampionëve, Francesco Acerbi merr vendimin...

Humbja poshtëruese në finalen e Ligës së Kampionëve, Francesco Acerbi merr vendimin befasues për Italinë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, ka vendosur të mos i bashkohet Italisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Norvegjisë dhe Moldavisë në fillim të qershorit, pavarësisht se ishte përfshirë në listën e Luciano Spallettit.

Vendimi i Acerbit erdhi pas disfatës së rëndë prej 5-0 që Interi pësoi kundër PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, konfirmoi këtë mungesë gjatë një konference për shtyp në Coverciano.

“Acerbi nuk iu përgjigj thirrjes. Nuk është ka probleme fizike, por ai ka reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur përreth tij. Le të vazhdojmë përpara”, deklaroi Spalletti.

Mbrojtësi 37-vjeçar, i cili ishte rikthyer në listën e kombëtares pas më shumë se një viti, ishte pjesë e mbrojtjes së planifikuar nga Spalletti për këto dy ndeshje vendimtare.

Përveç Acerbit, lista e mbrojtësve të Italisë përfshinte emra të njohur si Alessandro Bastoni, Alessandro Buongiorno, Andrea Cambiaso, Diego Coppola, Giovanni Di Lorenzo, Federico Dimarco, Matteo Gabbia, Davide Zappacosta,  Federico Gatti dhe Destiny Udogie.

Përveç Acerbit, Spalletti ka humbur edhe Alessandro Buongiornon e Napolit për këto ndeshje, duke e zëvendësuar me Luca Ranieri të Fiorentinës. Pavarësisht këtyre mungesave, Italia synon të ruajë ekuilibrin e skuadrës dhe të vazhdojë përgatitjet për sfidat e qershorit. /Telegrafi/ 

Të Fundit

Sport

ShowBiz