Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pejës kanë humbur jetën dy të rinj në komunikacion, ndërsa kanë pësuar lëndime 15 persona në aksidente të ndara, të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës dhe në QKUK.
Mbrëmë në rrugën “UÇK” në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, lëndime kanë pësuar gjashtë persona ndërsa njëri prej tyre është dërguar pa shenja jete në QKUK, bëhet fjalë për D.R. (1992). Viktima ishte pasagjer në njërën prej veturave të aksidentuara, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu policia ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Gllogjan të Pejës pas një asidenti ka ndërruar jetë edhe A.K. (1998). Viktima ka shkaktuar vetë-aksident, ndërsa janë lënduar edhe gjashtë të tjerë.
Policia ka njoftuar se të gjitha rastet po hetohen nga hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor. Ndërkohë që vazhdimisht po bëjnë apel për respektimin e shenjave të komunikacionit dhe përshtatjen e shpejtësisë.
Gjatë ditës së enjtë kanë humbur jetën tre persona në aksident, dy në rrugën Keminicë-Gjilan, ndërsa një tjetër te Parku i Biznesit në Drenas.
Këtu mund ta lexoni komunikatën e policisë me detaje shtesë për aksidentet e mbrëmshme ku humbën jetën dy të rinj.
Informoheni se më datën 11.11.2017 rreth orës 22:45 në rrugën “UÇK” në Pejë, pikërishtë në afërsi të palestrës së sporteve ka ndodhur aksident në komunikacionin rrugor ku ishin të përfshira dy (2) automjete me targa të regjistrimit vendor.
Në këtë aksident pos dëmëve të mëdha materiale shkaktohen edhe lendime trupore, me ç’rast kanë pësuar gjashtë (6) persona, të cilët dërgohen në spitalin rajonal në Pejë dhe më pas dy(2) nga ta dërgohen për në QKUK-Prishtinë, pasi që gjendja e tyre ishte e rënde sipas vlerësimit mjekësor, ku më pas policia është informuar se njëri nga përsonat e lënduar të dërguar në Prishtinë me inicialet D.R. (1992) kishte ndërruar jetë, dhe ky ishte si pasagjer në njerin nga automjetet e aksidentuara.
Trupi i pajetë i këtij përsoni me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Të lenduarit tjerë të në këtë aksident janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.
_______________
Po ashtu njoftoheni se me të njejtën datë rreth orës 23:21 ka ndodhur një aksident tjetër në afërsi të shkollës fillore në Fsh. Gllogjan KK Pejë, me ç’rast janë lënduar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe njëri nga ta i mitur ka arritur në spital pa shenja jete sipas konstatimit mjekësor.
Në këtë aksident ishte e involvuar një veturë me targa të regjistrimit vendor e drejtuar nga i dyshimti A.K. (1998), i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Gllogjan-Pejë dhe kur arrin në afërsi të shkollës të këtij fshati vetë aksidentohet sipas hetueseve rajonal të komunikacionit rrugor, i njejti nuk ju ka përshtatur shpejtësisë së levizjës, kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbë kontrollin mbi veturë dhe ka ra në një kanal të ujitjës në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjës dhe më pas është rrokullisur në një livadh.
Me vendim të prokurorit të Shtetit viktima iu është liruar familjarëve, nuk është dërguar në autopsi, ndërsa të lenduarit tjerë janë ndaluar në spiatlin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor të metutjeshëm.
Gjithashtu njoftoheni edhe me një aksident tjetër të datës 11.11.2017, rreth orës 18:30 me ç’rast deri te aksidenti ka ardhur per deri sa një ngasës i dyshuar ishte duke qarkulluar ne rrugen Prishtinë- Peje, ka bërë kthim në menyrë të pasigurt ku gjatë kthimit në të majtë nga drejtimi I Pejës vie I dyshuari tjetër me automjetin e tij me shpejtësi te madhe duke e automjetin e të dyshuarit të parë dhe pas kësaj e godet edhe një vetur te viktimes duke i shkaktuar deme materiale të konsiderueshme dhe në këtë aksident zingjiror kanë pësuar lëndime gjashtë (6) shtetas të Kosovës.
Të gjitha rastet e cekura janë duke u hetuar nga hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.
Bashkëngjitur gjeni edhe apelin e policisë për kujdes në komunikacion:
Apel nga Policia e Kosovës për shtim të vigjilencës gjatë drejtimit të automjeteve në trafik
Duke iu referuar gjendjes së përgjithshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur, tri (3) aksidente të rënda të cilat kanë rezultuar me pasoja fatale, ku dy (2) persona kanë humbur jetën.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes.
Të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, posaçërisht tani kur kanë filluar ndryshime atmosferike, reshje dhe shfaqje të mjegullave, gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit kur mund të paraqiten edhe ngrica të cilat vështirësojnë qarkullimin.
Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitoroj dhe menaxhoj situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit edhe në Rajonin e Pejës dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve, në veçanti aksidenteve me fatalitet.