Humbin jetën 19 persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 279 raste të reja
dp

Lexo edheEdhe një lajm i dhimbshëm nga Skendera, vdes në moshë të re Faruk Lushtaku, familjari i Sami Lushtakut (FOTO)

MSH gjithashtu njofton se “në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19”.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Lexo edheEdhe një lajm i dhimbshëm nga Skendera, vdes në moshë të re Faruk Lushtaku, familjari i Sami Lushtakut (FOTO)
Në total numri i rasteve aktive është 12.464.
Për shkak të situatës me pandeminë, në vend janë duke vazhduar të jenë në fuqi masat kufizuese, ku pas orës 10:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore. /Telegrafi/