back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareHumbi jetën pas 3 operacioneve plastike, bashkëshorti italian thyen heshtjen me dedikimin...

Humbi jetën pas 3 operacioneve plastike, bashkëshorti italian thyen heshtjen me dedikimin për Florianën

Të ngjajshme

Zyrtarizohet transferimi i Lookmanit te Atletico Madridi

Ademola Lookman ka bërë lëvizjen e madhe në ditën...

Azemi: Punëtorët teknikë në QKMF Klinë po paguhen nën minimumin ligjor

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të...

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

29-vjeçaria, Floriana Skëndaj nëna e dy fëmijve, vdiq në mënyrë të mistreshme nga kryerja e tre kryerja e operacioneve plastike.

Prokuroria e Parmës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së Floriana Skëndaj, pasi ajo kishte qëndruar 1 muaj në spital.

Pas vdekjes së saj, ka reaguar edhe bashkëshorti I të ndjerës, Adriano Ricchitelli nëpërmjet një postim në ‘Facebook’.

I dëshpëruar Ricchitelli shkruan se çdo moment në jetë duhet jetuar, pa shkuar shumë vonë.

“Kur dikush shikon dhe ka vajtur ora 6 e pasdites. Kur dikush shikon dhe ka përfunduar tashmë muaji. Kur një shikon dhe kanë kaluar 50 apo 60 vite.
Kur dikush shikon që dashuria e jetës së tij të ikë dhe të kuptojë që është vonë për t`u kthyer pas”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

“Bëje tani sepse në të shumtën e rasteve, pastaj kthehet në asnjëherë”
Koha nuk ndalet, jeta është një detyrë që duhet bërë dhe që e marrim me vete në shtëpi. Kur dikush shikon dhe ka vajtur ora 6 e pasdites. Kur dikush shikon dhe ka përfunduar tashmë muaji. Kur një shikon dhe kanë kaluar 50 apo 60 vite.

Kur dikush shikon që dashuria e jetës së tij të ikë dhe të kuptojë që është vonë për t`u kthyer pas. Mos u ndal të bësh diçka që të pëlqen për arsye se nuk ke kohë, mos u ndal që të kesh dikë pranë teje apo për të shijuar vetminë. Sepse e vetmja gjë që do të na mungojë është hapësira që mund të shijohet me miqtë e përhershëm, ajo kohë që për fat të keq nuk kthehet më.
Mundohu të eliminosh ´pastaj´..pastaj të marr në telefon..pastaj do ta bëj..pastaj unë do të ndryshoj.
Lëmë gjithçka për pastaj sikur ajo ´pastaj´të jetë zgjidhja më e mirë, pa kuptuar se: pastaj kafeja ftohet, pastaj prioriteti ndryshon, pastaj premtimet harrohen. Mos lër asgjë për pastaj sepse në pritje të asaj që do të vijë, mund të humbasësh momentet më të mira.
Kujtohu se ´pastaj´mund të jetë shumë vonë, dita është sot, nuk jemi në moshën që na lejohet të shtyjmë për më vonë gjërat”.

Kujtojmë se shqiptarja u shtrua në spital në Fidenza më 29 qershor për një inflamacioni dhe vdiq pas tre ndërhyrjeve, nj ëra prej të cilave në spitalin Maggiore-s në Parma, shkruan ‘Parmatoday.it’.

(E.V/Faxwe.al)

Të Fundit

Sport

ShowBiz