Humb jetën një 65-vjeçar në Himarë, dyshohet se i shpërtheu dinamit gjatë peshkimit
dp

Lexo edheShkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur shtetasi me inicialet P.M., 65 vjeç, dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i lëndës plasëse (dinamit) gjatë peshkimit.
I lënduari u transportua për trajtim mjekësor në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edheShkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici