BallinaBotëHRW bën thirrje për sanksione kundër ushtrisë së Mianmarit

HRW bën thirrje për sanksione kundër ushtrisë së Mianmarit

Të ngjajshme

Të shtëna me armë në Oklahoma, plagosen të paktën 10 persona

Të shtënat me armë të dielën në mbrëmje në...

Përparim Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve në Dardani

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës,...

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër ‘’RUN’’

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur...

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vendosin sanksione mbi ushtrinë e Mianmarit, e cila akuzohet për shpërnguljen e mbi 400,000 myslimanëve Rohingya.

Thirrja bëhet në ditën kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Eksodi i myslimanëve Rohingya ka nisur në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët kanë akuzuar forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria ka thënë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe vendet e interesuara duhet të vendosin sanksione dhe embargo armësh mbi ushtrinë e Mianmarit, për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik kundër myslimanëve Rohingya”, tha përmes një deklarate Human Rights Watch.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim konfirmoi se numri i myslimanëve Rohingya, që kanë ikur nga Mianmari dhe kanë hyrë në Bangladesh, ka kaluar mbi 400,000.

“Kemi 409,000 njerëz që kanë ikur në tri javët e kaluara”, tha Christopher Lom, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Udhëheqësja ‘de fakto’ e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar me indiferencën e saj ndaj situatës së komunitetit Rohingya.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se Suu Kyi ka “shansin e fundit” për të ndaluar krizën në vendin e saj. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz