back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeHoxhaj, Kuçi e Koci, të propozuarit e PDK-së për kabinetin Mustafa

Hoxhaj, Kuçi e Koci, të propozuarit e PDK-së për kabinetin Mustafa

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Kryeministrit Isa Mustafa i kanë shkuar në tavolinë edhe zyrtarisht propozimet e Partisë Demokratike për plotësimin e pozitave të lëna bosh nga Hashim Thaçi, i cili është zgjedhur president, shkruan sot Koha Ditore.

Ministër i Punëve të Jashtme, ashtu siç është paralajmëruar më herët, është propozuar të jetë Enver Hoxhaj, i cili e ka udhëhequr këtë dikaster edhe gjatë mandatit të kaluar. Ndërkaq ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do ta lërë këtë pozitë dhe do të kalojë në atë të zëvendëskryeministrit.

Kurse ministër i Drejtësisë është propozuar të jetë Gani Koci. Koci ka konfirmuar se partia e tij tashmë i ka dërguar emrat dhe se vetëm pritet formalizmi i tyre nga ana e kryeministrit Mustafa. /Koha Ditore/

Të Fundit

Sport

ShowBiz