Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona
dp

Lexo edheAvokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Hoxha ka publikuar një foto në rrjetin e tij social X me ministrin malazez me nënshkrimin “ Siç thonë, ndonjëherë një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë”.
Në postim, ministri bëri të ditur se marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Malit të Zi vazhdon të jetë miqësore dhe e shëndëtshme, duke theksuar qëllimin e përbashkët të dy vendeve për rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Sipas Hoxhës, Shqipëria do të vazhdojë investimin në bashkëpunimet rajonale dhe forcimin e kontakteve me qëllim ndërtimin e besimit dhe krijimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane për të gjithë.

Lexo edheAvokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime