Jemi mësuar që hoxhallarët ti shohim duke kryer ritet fetare, duke marë pjesë në iftare, në varrime, në organizime bamirësie, në pajtim gjakërash etj… por ja që ka dhe hoxhallarë që perkujdesen për pastërtinë e rrethit ku jetojnë, shkruan Drenica Press
Hoxha Elbasan Mangjolli nga Skenderaj që shërben si imam ne xhaminë e fshatit Klinë e Epërme ka marrë iniciativën që së bashku me të rinjtë e xhamisë të pastrojë fshatin nga mbeturinat, ky veprim i hoxhës dhe xhematit të tij është pritur shumë mirë nga banorët e fshatit të cilin e falenderuan shumë për kujdesin. Njëherit hoxha në fjalë pritet të organizojë edhe shumë aksione të tjera në dobi te fshatit, citon një nga xhematlinjtë e xhamisë së Klinës së Epërme.
Shpresojmë që gjeste të tilla të shohim edhe nga imamë dhe njerëz të tjerë./Drenica Press/