Drenas, shembet një pjesë e rrugës, automjetet kalojnë me vështirësi (Video)
03

Lexo edheVjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit

Shembja e rrugës në një gjatësi rreth 10 metra po u shkakton vështirësi në qarkullim makinave në fshatin Arllat të Drenasit.
Sipas një lexuesi të Koha.net rruga është shembur 15-20 centimetra, dhe me vështirësi të mëdha është e kalueshme. Ai ka shtuar se në këtë gjendje rruga është për më tepër se dy muaj.
Kjo pjesë e rrugës është që lidh Arllatin me komunën e Malishevës.

Lexo edheVjen lajmi i shumë pritur për rrugën Feronikeli-Kroni i Mbretit
Lexuesi i Koha.net gjithashtu ka dërguar pamje se si është gjendja aktuale e rrugës, dhe shihen automjetet në pritje për të kaluar rrugën.