BallinaLajme“Hoxha ka me t’knu sonte..”, burri në Ferizaj e rrah gruan pasi...

“Hoxha ka me t’knu sonte..”, burri në Ferizaj e rrah gruan pasi shkoi për t’i rregulluar flokët

Të ngjajshme

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.

Sinjali mëson se rasti ndodhi pas një konflikti verbal mes tyre, që fillimisht eskaloi në kanosje serioze e më pas edhe në dhunë fizike.

Sipas informacioneve të para, burri i dyshuar, u kap me gruan pasi ajo kishte shkuar në një sallon për t’i rregulluar flokët dhe në shenjë revolte e kërcënoi.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari 33-vjeçar, i cili ka të kaluar kriminale, e kanosi gruan duke iu drejtuar me fjalët “sonte hoxha ka me t’knu, hiç mos u ndreq” dhe për të mos mbaruar me kaq, shkoi te salloni ku ajo ndodhej.

Aty situata eskaloi pasi i dyshuari e kapi për krahu viktimën që ta nxjerrë jashtë, por pronarja e lokalit arriti që ta ndalë dhe e lajmëroi Policinë.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprave ‘Dhuna në familje’, ‘Sulmi’ e ‘Kanosja’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz