BallinaLajmeHoxha Fatmir Latifi përmes një video tregon se janë pajtuar dy familje...

Hoxha Fatmir Latifi përmes një video tregon se janë pajtuar dy familje në hasmëri

Të ngjajshme

Dy familje të cilat ishin të hasmëruara nga Hajvalia e Prishtinës janë pajtuar mes vete me angazhimin e Hoxhës nga Mitrovica Fatmir Latifi, imamit të xhamisë në këtë vend, Xheladin Fazliu dhe miqtë e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha Fatmir Latifi, nëpërmjet një videoje të shpërndarë.

“Gjendemi në Hajvali. Me emrin e Allahut dhe ndihmën e Allahut së bashku me shokët e mi, mulla Qemajlin dhe mulla Xhelën imamin e Xhamisë së Hajvalisë, në krahun tim të djahtë Naim Topalli nga fshati Baincë e Drenasit, dhe mulla Nexhat Tërnavën, kemi arritur me ndihmën e Allahut t’i pajtojmë dy familje të hasmëruar”.

“U fal gjaku i babës dhe i djalit për hatër të Allahut. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japim adresa dhe emra, por i lutemi Allahut që t’i shpërblejë dhe të vdekurit Alllahu Dhulxhelal t’i rahatojë në xhenet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz