back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHoti planifikon 400 milionë euro në kuadër të pakos për rimëkëmbjen ekonomike

Hoti planifikon 400 milionë euro në kuadër të pakos për rimëkëmbjen ekonomike

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin e qeverisë së tij për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19 në një bashkëbisedim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se Qeveria po pret kalimin e rishikimin të buxhetit nga Kuvendi dhe vazhdimin e zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe fillimin e nisjes së zbatimit të masave nga pakoja e rimëkëmbjes i cili tash është pjesë e programit qeverisës.

“Në parim jemi dakorduar të kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike e cila ndihmon bizneset dhe familjet në masën në të cilën janë prekur nga pandemia. Vlerësimet e Bankës Qendrore dhe të FMN-së janë për një rënie prej 5% prej fillimit të pandemisë,” tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se fondi për rimëkëmbje ekonomike është rreth 400 milionë euro që është e përafërt me rënien ekonomike. Ai tha se do të mbështesim bankat komerciale që të ruajnë normat e interesit që janë ofruar para shpërthimit të pandemisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha se odat ekonomike kanë qenë në kontakt me Kryeministrin, Qeverinë për të ngritur shqetësimet e sektorit privat dhe rekomandimin e veprimeve që do të mundësonin zbatonin e masave të pakos së rimëkëmbjes. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka sqaroi se të dy odat ekonomike kanë bashkërenduar propozimet me Bankën Qendrore për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID19, të cilat i janë prezantuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilat morën pjesë në këtë konferencë virtuale nga sektorë të ndryshëm si prodhim ushqimi e veshmbathje, tregti të ushqimit, medie, gastronomi, tregti të karburanteve, sigurime fizike, adresuan shqetësimet e tyre të cilat kryesisht kishin të bënin me rënien e konsumit dhe likuiditetin e vështirësuar, qasjen në financa dhe mbështetjen në eksport./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz