back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeHoti kritikon qasjen e LVV-së ndaj institucioneve: Vendi po rrëshqet në autokraci...

Hoti kritikon qasjen e LVV-së ndaj institucioneve: Vendi po rrëshqet në autokraci partiake

Të ngjajshme

Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit!

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë,...

KQZ-ja certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi me procesin e certifikimit...

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë qeverisjes së LDK-së mund të ketë pasur mospajtime me shumë institucione e akterë, por që në rend të parë është vendosur interesi i qytetarëve dhe është vepruar me maturi.

Duke përmendur rastin e RTK-së, shkyçjes së bizneseve nga rrjeti energjetik, Gjykatën Kushtetuese, aleatët e shtetit e shoqërinë civile, Hoti ka kritikuar qasjen e LVV-së ndaj këtyre akterëve.

“Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, kështu duhet të sillet një qeveri normale. Kjo lloj qasje është detyrimi i çdo qeverie. Përndryshe, vendi rrëshqet në autokraci partiake, siç po ndodh sot.

Është obligim i secilit prej nesh, në veçanti i spektrit politik, të ndalojë këtë rrëshqitje të Kosovës drejt autokracisë partiake” u shpreh Hoti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjatë viteve të qeverisjes të LDK-së, kemi pasur mospajtime me shumë akterë publikë e privatë, por gjithmonë kemi vepruar me maturi dhe respekt institucional.

• Me RTK-në: Ka pasur raste kur nuk jemi pajtuar me qëndrimet apo sjelljet e tyre. Por asnjëherë nuk i kemi penalizuar me buxhet apo në ndonjë formë tjetër.

• Me komunitetin e bizneseve: Nuk kemi qenë gjithmonë në një mendim për politikat ekonomike. Megjithatë, asnjëherë nuk i kemi trajtuar si armiq dhe nuk i kemi luftuar. Përkundrazi, kemi insistuar në dialog e komunikim të ngushtë për të sheshuar dallimet.

• Me Gjykatën Kushtetuese: Ka pasur vendime që koha po tregon se kanë qenë të gabuara, të pabazuara dhe të motivuara. Por askujt në LDK nuk i ka shkuar në mendje të sulmojë Gjykatën. Gjithmonë kemi respektuar vendimet dhe kemi vepruar sipas tyre pa asnjë vonesë.

• Me organizatat e shoqërisë civile: Edhe kur nuk jemi pajtuar me agjendat e tyre, asnjëherë nuk i kemi luftuar. Përkundrazi, kemi rritur transparencën dhe kemi intensifikuar komunikimin publik për të arsyetuar politikat tona.

• Me aleatët tanë: Edhe kur kemi pasur mospajtime, kurrë nuk i kemi sharë apo kritikuar në publik. Përkundrazi, kemi forcuar komunikimin për të gjetur mirëkuptim.

Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, kështu duhet të sillet një qeveri normale. Kjo lloj qasje është detyrimi i çdo qeverie. Përndryshe, vendi rrëshqet në autokraci partiake, siç po ndodh sot.

Është obligim i secilit prej nesh, në veçanti i spektrit politik, të ndalojë këtë rrëshqitje të Kosovës drejt autokracisë partiake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz