BallinaLajmeHoti: 613 milionë euro janë pezulluar si pasojë e masave të BE-së,...

Hoti: 613 milionë euro janë pezulluar si pasojë e masave të BE-së, 7 milionë të humbura

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka alarmuar për numrin e madh të fondeve të pezulluara si pasojë e sanksioneve.

Hoti tha se  613.4 milionë euro është kostoja totale e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për periudhën shtator 2023 -prill 2025.

“Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj”.

Postimi i plotë:

613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj.

Tabela në vijim paraqet projektet kryesore që janë të pezulluara.

(Burim: GAP, maj 2025: Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës)./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz