Hotel me 111 dhoma në Singapor, detaje nga vendi ku do takohen Trump dhe Kim Jong
SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë vendosur se cili samiti mes tyre do tw mbahet në hotelin “Capella”, në ishullin Sentosa të Singaporit më 12 qershor.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
Siguria ishte një shqetësim kryesor për koreano-veriorët gjatë diskutimeve, thanë burimet për CNN.

Lexo edheShqiptari bamirës në Australi që ushqen njerëzit e varfër
Zyrtarët e Koresë së Veriut në Singapor gjithashtu duhej të merrnin miratimin për pothuajse çdo detaj me eprorët e tyre në Phenian, duke çuar në intervale një ose dy ditore përpara se të arrinin një marrëveshje edhe mbi detaje të vogla logjistike, tha burimi.
Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
















