BallinaLajmeHolanda, dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Holanda, dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Të ngjajshme

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!! KRESHNIK HAJRIZI “IA QET FLAKËN” BRATISLLAVËS!

Kosova ka arritur të shënoj golin e katërt kundër...

Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

Polonia ka arritur të gjejë golin e barazimit ndaj...

Çka po ndodh në Warshavë? – Polonia e rikthen komplet rezultatin, Shqipëria po mposhtet!

Polonia ka arritur të rikthej komplet rezultatin kundër Shqipërisë. Fillimisht...

Kosova vulos fitoren në Sllovaki, shënon golin e katërt (VIDEO)

Kosova me sa duket e ka vulosur fitoren ndaj...

Qeveria holandeze ka rënë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Holandës në vendin tonë, e cila thotë se është bërë progres në fushën e reformave.

Megjithatë Holanda synon që vendimi kryesor të merret nga Këshilli në datën 24 Mars 2020.

“Pozicioni i qeverise holandeze për Mbledhjen e Këshillit të Ceshtjeve të Përgjithshme (GAC) duhet të diskutohet fillimisht me parlamentin holandez. Kjo do të ndodhe në datën 17 Mars 2020. Me pas, diskutimi do të zhvillohet midis vendeve anëtare në Mbledhjen e Këshillit të dates 24 Mars 2020.

Qeveria Holandeze e ka marre raportin e Komisionit Europian. Sikurse shprehet edhe ne raport, Shqipëria është ne shinat e duhura. Është bërë progres i prekshëm në fusheën e reformave. Nga ana tjetër, ka ende një sërë çështjesh që kërkojnë vëmendje.

Për këtë arsye, qeveria holandezë bie dakord për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Këshillit të parë Ndërqeveritar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz