back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHistoria e pazakontë e çiftit nga Gjakova, jetojnë dhe punojnë prej 11...

Historia e pazakontë e çiftit nga Gjakova, jetojnë dhe punojnë prej 11 vitesh në Brazil

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Histori të ndryshme të ndryshme të shqiptarëve të suksesshëm tregohen nga çdo cep i botës por më të zakonshmet vijnë nga vendet e zhvilluara perëndimore.

Flamur Bakalli dhe Virlanda Këpuska janë një çift nga Gjakova që kanë ndërtuar një histori suksesi në një vend jo shumë të zakonshëm për shqiptarët.

Në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini të rinjtë tregojnë se jetojnë në Brazil tash e njëmbëdhjetë vite, përcjell Telegrafi.

“Erdhëm fillimisht këtu përmes një burse ku mbaruam studimet për arkitekturë dhe urbanizëm dhe pasi na pëlqeu vendi vendosëm të jetojmë këtu”, tregon Virlanda Këpuska, përcjell Telegrafi.

Të rinjtë pasi punuan tri vite vendosën të hapin në një biznes të vetin që lidhet me fotografinë dhe sot ende bëjnë punën e njëjtë.

Ata tregojnë se kanë pasur vështirësi, duke filluar nga burokracitë administrative, pastaj thonë se kultura e blerësit atje dallon nga ajo çfarë kanë shqiptarët, megjithatë ja kanë dalë.

Virlanda prej tre muajsh është bërë edhe nënë e një vajze.

Ata shpresojnë se këtë vit do të vijnë në Kosovë pavarësisht situatës me pandeminë e coronavirusit, por megjithatë kanë vlerësim të lartë edhe për popullin brazilian.

“Sfida e mësimit të gjuhës ka qenë sfidë, por na kanë ndihmuar shumë kontaktet që kemi pasur me banorët vendas. Brazilianët janë shumë mikpritës dhe me ne janë sjellë shumë mirë”, tregon ndër të tjera Flamur Bakalli./Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz