BallinaBotëHistoria e një të burgosuri të CIA­s, që pas torturave u braktis...

Historia e një të burgosuri të CIA­s, që pas torturave u braktis në Shqipëri

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...
“Brenda kolonive Penale të CIA-s”, quhet artikulli i publikuar  nga Joseph Fronczak i cili ka tronditur botën duke përshkruar metodat torturuese dhe dhunë që përdorte CIA ndaj personave që arrestonte.

Historiani tregon historinë e një të burgosuri të CIA­s, i cili pas torturave u braktis në Shqipëri. I burgosuri, sipas Joseph Fronczak  është një gjermano-libanez, i arrestuar në vitin 2003 nga policia e Ish­Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Khalid El­Masri, ishte i dyshuar për terrorizëm nga CIA dhe Fornzak tregon se bazuar në dokumente të klasifikuara, ka një organizëm brenda CIA­s që vepron në mënyrë të pavarur. Pas arrestimit, El­Masri iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe u burgos në Salt Pit. Ata zbuluan se pasaporta e El­Masrisë, ishte e rregullt dhe se ai ishte arrestuar gabimisht.

Ndërkohë që ai vijonte të qëndronte në burg, strukturat drejtuese të CIA, po përpiqeshin të gjenin një strategji për të dalë nga kjo situatë. Po kështu, CIA e torturoi atë për katër muaj rresht, duke e rrahur barbarisht në momentin që Khalid vendosi të futej në grevë urie. Pas ndërhyrjes së drejtorit të përgjithshëm të CIA, Xhorxh Tenet dhe Sekretares së Shtetit Kondoleza Rajs, El­Masri u liria. Pa asnjë kërkesë falje, ai u la në mes të natës në një rrugë të braktisur në Shqipëri.

Ka qenë Policia shqiptare ajo që më pas bëri të mundur dërgimin e tij në Gjermani./Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz