back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHiri i vullkanit Etna do të prekë edhe Shqipërinë me Kosovën

Hiri i vullkanit Etna do të prekë edhe Shqipërinë me Kosovën

Të ngjajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Shpërthimi i vullkanit në malin Etna, në Itali, do të ndikojë tek moti në pjesën më të madhe të Evropës Jugore në fund të kësaj jave, transmeton njoftimet oranews..

Hiri i vullkanit paralajmërohet se do të prek edhe Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet përreth, kanë raportuar mediet.

Etna shpërtheu të hënën dhe është vullkani më aktiv i kontinentit evropian.

Gazrat që dalin prej tij kanë vijuar edhe gjatë së martës dhe vijojnë ende. Mali Etna është i vendosur në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë.

Hiri i vullkanit që ngrihet në ajër mund të shkaktojë vonesa të vogla për fluturimet e avionëve që udhëtojnë në detin Mesdhe.

Erërat që do të shtohen gjatë mbrëmjes së të enjtes, do ta çojnë tymin e vullkanit në drejtim të veriperëndimit dhe një pjesë e hirit mund të shkojë deri në Greqi, duke sjellë mjegull të dendur në fundjavë.

Efektet më të këqija do të ndihen në Italinë jugperëndimore, thotë eksperti i motit, Meteorolog Tyler Roys.

“Cilësia e dobët e ajrit do të jetë shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht për grupet e ndjeshme,” shtoi Roys.

Hiri i vullkanit do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do të sjellë kohë të keqe mbi Detin Jon dhe në Ballkan gjatë së enjtes dhe të premtes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz