Hiqet taksa e ‘Rrugës së Kombit’, ja kush kategori përfitojnë
BILLI
Lexo edheAngli, shqiptari godet me thikë për vdekje bashkëshorten 35-vjeçare
Koncesionari i ‘Rrugës së Komit’ ka bërë me dije se është hequr taksa e rrugës për të gjithë personat invalidë të cilët e kanë automjetin të regjistruar në emrin e tyre.
Burimet gjithashtu konfirmojnë se taksa për këtë kategori personash është hequr që ditën e djeshme dhe nuk dihet ende sa do të zgjas.
Ndërkohë gjithmonë sipas burimeve ky vendim erdhi menjëherë pas ankesave të shumta të qytetarëve.

Lexo edheAngli, shqiptari godet me thikë për vdekje bashkëshorten 35-vjeçare
Kujtojmë që tarifa prej 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, ka filluar të zbatohet që prej 15 prilit të vitit të kaluar.
Vendimi për taksimin e ‘Rrugës së Kombit’ me preteksin për mirëmbajtjen e saj nuk është pritur aspak mirë nga banorët e zonës por dhe nga qytetarë të cilët për disa ditë kanë zhvilluar protesta të dhunshme dhe përplasje e policinë.