Hill vazhdon dëshminë e tij në Hagë

Ish diplomati amerikan, dhe ish ambasadori i SHBA-ve në Serbi, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij, pasi dje ka filluar dëshminë rreth orës 14:00.
Hill dje dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për bisedimet në Rambuje.
Gjatë dëshmisë së tij, diplomati i pensionuar amerikan tha se Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës dhe se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se Thaçi nuk ishte në gjendje të merrte vendime në emër të UÇK-së në bisedimet në Rambuje dhe se ai nuk ishte komandat, por “i duhej t’i pyeste komandantët në Kosovë për të dhënë një qëndrim”.

Lexo edheKASTRATI shpërblen klientët në Pejë!
Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”. /Lajmi.net/
Lajmi.net do të raportoj nga dëshmia e Hill në Hagë.














