Higuain: Ja çfarë më thanë tek Juventusi pas ardhjes së Ronaldos
BILLI

Lexo edheLamtumirë Lopetegui! Reali telefonon trajnerin e njohur për t’i dhënë drejtimin e klubit

Gonzalo Higuain ka rrëfyer për herë të parë largimin nga Juventusi.
Gjatë një interviste për ‘Gazzetta dello Sport’, Higuain ka thënë se ardhja e Ronaldos i bëri të pamundur qëndrimin, me Juventusin që kërkoi largimin e tij.
“Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi. Thash gjithçka për Juventusin, fitova disa tituj, por pas ardhjes së Ronaldos, ata më thanë se nuk mund të qëndroja”, ka deklaruar Higuain.

Lexo edheLamtumirë Lopetegui! Reali telefonon trajnerin e njohur për t’i dhënë drejtimin e klubit
“Ata po kërkonin zgjidhjen më të mirë për mua, dhe zgjidhja më e mirë ishte Milani”, përfundoi ai.
Higuain e ka nisur mirë sezonin te Milani, ku në pesë ndeshjet e para ka shënuar katër gola.