back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHidrodrini: Uji i pijes në Istog është testuar në dy lokacione, është...

Hidrodrini: Uji i pijes në Istog është testuar në dy lokacione, është në vlera normale

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini SH.A ka njoftuar për një problem teknik të paraqitur në pajisjet për klorimin me gaz në Burimin e Istogut.

Sipas komunikatës zyrtare, është evidentuar një defekt në sistemin e klorit të gaztë, i cili ka rezultuar me emetim të klorit në ajër. Megjithatë, kompania siguron se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët apo për cilësinë e ujit të pijshëm në këtë komunë.

Flamur Arifaj, Menaxher i Njësisë Operative në Istog, ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe po punohet për riparimin e pajisjeve

“Uji i pijshëm është testuar në dy lokacione të ndryshme dhe rezultatet kanë dalë brenda vlerave të lejuara. Nuk ka vend për panik. Situata është nën kontroll dhe po punohet për riparimin e pajisjeve.”, ka thënë Arifaj.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komuna e Istogut, ku bëri të ditur se defekti është identifikuar dhe riparuar menjëherë nga ekipet kompetente. Uji i pijshëm nga burimi i Istogut është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa furnizimi me ujë po vazhdon normalisht./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz