Çfarë ndodh zakonisht në rrjetet sociale pas një sulmi terrorist? Qarkullon një hashtag që nis me “Lutem për…” apo “Unë jam…”. Përdoruesit shpërndajnë fotografi të masakrës, kërdisë, dhe njerëzit fillojnë të shprehin një masë të barabartë të trishtimit dhe mosbindjes.
Por, pas sulmeve vdekjeprurëse të shtunën e kaluar në Mogadishu, të cilat ua moren jetën 320 personave, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të pyesin se ku është solidariteti për Somalinë, dhe pse nuk ka hashtags njëjtë si për sulmet që ndodhin në SHBA dhe Evropë, transmeton Express.

Sulmi me kamion-bombë i së shtunës ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në Somali që prej se grupi islamik al-Shabaab nisi një kryengritje në vitin 2007.
Nga të identifikuarit e këtij sulmi, një viktimë ishte Maryam Abdullahi, studente e mjekësisë e cila priste të diplomonte të nesërmen.

Babai i saj kishte shkuar në Mogadishu për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj, por përfundoi duke marrë pjesë në varrimin e saj. /Express/