Helmohen 19 nxënës në Shkodër
03·

Nëntëmbëdhjetë nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi dhe të vjella.
Dyshohet se shkak i helmimit të adoleshentëve është bërë një kioskë e ‘ushqimeve të shpejta’, ku nxënësit kanë konsumuar ushqim, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Po ashtu nuk përjashtohet edhe uji i pijshëm, që kanë konsumuar në shkollë.
Fëmijët kanë shkuar në shkollë me shenja helmimi, ndërsa më tej janë dërguar nga familjarët në spital.
Lexo edheTë shtëna me armë zjarri, një person mbetet i plagosur
Mjekët e urgjencës kanë thënë se rastet e para janë paraqitur mbrëmjen e djeshme ndërkohë që kanë vijuar deri në mëngjes.
Inspektoriati Shëndetësor dhe Prokuroria, kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast./sinjali/














