Helmohen 10 persona në një dasmë
03
Lexo edheKy djalë nga Mitrovica do të performojë në operën franceze
Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital.
Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të del raporti i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.
Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjellura. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
Lexo edheKy djalë nga Mitrovica do të performojë në operën franceze
Autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat-M