back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e...

Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

Të ngjajshme

Prattipati dhe LDK-ja flasin për trajtimin e Kushtetuesës, rreth situatës në Kuvend

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe...

KFOR-i italian ka kryer patrullime në komunën e Istogut

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit...

Hagë: Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur për protestën e paralajmëruar më 7 gusht, duke theksuar se ajo përfaqëson një thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave të përbashkëta.

Në një postim në rrjetet sociale, Haziri ka shkruar:

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë,” ka shkruar Haziri në një postim në rrjete sociale. Ai thekson se protesta është një reagim qytetar në mbrojtje të qëllimit të përbashkët dhe idealeve për të cilat është themeluar shteti i Kosovës.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë protestë nuk është vetëm politike, por një angazhim në emër të vlerave kombëtare dhe demokratike: “Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”

Nesër, me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Të Fundit