back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeHaziri: Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje të reja

Haziri: Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Kandidimi i Gërvallës | Haradinaj: VV-ja po përdor strategji për ta konsumuar 30-ditshin

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese...

25 vatra zjarri sot në Kosovë, tri janë ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se, sipas të...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë me dije se mosarritja e konsensusit të gjerë politik rrezikon dialogun me Serbinë.

Haziri në një intervistë gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile, ky proces do të jetë i pasuksesshëm ose do të dështojë.

Ai ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një konsensus për dialogun, për zgjedhjet e reja, agjendën evropiane dhe krijimin e Ushtrisë.

Nënkryetari i LDK-së e ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, dhe ka bërë me dije se kjo temë duhet të diskutohet me Serbinë.

Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij do të ketë angazhime më intensive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz