HomeLajmeHaziri kërkon bashkëpunim partiak: Kjo është udha e vetme për ta thyer...

Haziri kërkon bashkëpunim partiak: Kjo është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz dhe për t’i dhënë fund krizave politike

Të ngjajshme

Formacionet zyrtare Spanjë – Arabia Saudite

Sonte në orën 18:00, Grupi H i Botërorit 2026...

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër

Bisedimet e nivelit të lartë mes nënpresidentit amerikan, JD...

Katy Perry ironizon ish-partnerët gjatë koncertit, performancë me mesazhe të fshehta

Këngëtarja e njohur Katy Perry ka tërhequr vëmendjen gjatë...

Vdes anëtari legjendar i “Friends”

James Burrows, regjisori legjendar i disa prej sitcom-eve më...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka falenderuar qytetarët që kanë votuar LDK-në dhe atë, duke u zgjedhur në mesin e 18 deputetëve të kësaj partie.

Ai ka falënderuar specifikisht Anamoravën për siç ka thënë “mbështetjen e pandërprerë ndaj shtëpisë sonë politike”.

Haziri ka thënë se bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz që po e lodh Republikën.

“Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se kanë premtuar që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal duke respektuar vlerat demokratike.

“Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt! Republika, mbi të gjithë!”, ka shkruar Haziri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz