back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHaziri ka një mesazh për Osmanin pasi doli kundër rrëzimit të Qeverisë

Haziri ka një mesazh për Osmanin pasi doli kundër rrëzimit të Qeverisë

Të ngjajshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, i ka dërguar një mesazh koleges së tij në parti, Vjosa Osmanit, e cila doli kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Insajderi.

Haziri në një intervistë për Gayetën Insajderi, ka thënë se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, edhe në kryesi ka shprehur qëndrimin e saj kundër, të cilin e ka bartur edhe në kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, nënkryetari i LDK-së, i ka dërguar një mesazh Osmanit, duke i bërë thirrje që nesër në seancën e caktuar për votimin e mocionit, të votojë pro rrëzimit të Qeverisë, ashtu sikurse shumica e partisë dhe të përçojë unitetin e brendshëm që e ka LDK-ja.

“Kryesia e LDK-së, ka qenë unike sepse ka qenë një votë kundër dhe një abstenim, grupi parlamentar i LDK-së, është i bashkuar në shumicën e madhe të tij, përkundër që ne e kemi toleruar edhe më herët edhe tash mendimin ndryshe. Zatën për mendim ndrydhe dhe deklaratë ndryshe Agim Veliu e mori vendimin e shkarkimit njëanshëm nga kryeministri por ne në partinë tonë kemi kulturë tjetër, mendimi ndryshe vlerësohet krejt në një rrafsh tjetër edhe unë besoj që edhe nesër LDK-ja do ta dëshmojë unitetin e brendshëm sepse kjo nuk nënkupton qind për qind unitet. Do të doja shumë dhe apeloj edhe sonte që të jemi unik sepse uniteti i LDK-së nënkupton unitet qytetar”, tha Haziri për Insajderin.

Me tutje Haziri ka theksuar se Kurti e ka pasur të qartë se nëse shkelet marrëveshja njëanshëm LDK-ja nuk e përballon sepse e kanë të shkruar në programin që duhet të dakordohen për shkarkime eventuale dhe duhet me qenë të dy palët të pajtuara.

“Ai nuk e ka bërë veprimin pa menduar, politikisht është i pjekur, politikisht është i angazhuar dhe ka analizuar para se me marrë këtë veprim. A e ka marrë me ndikim të kabineti të tij dhe lidershioit të tij, është çështje e tij, e dinë më mirë se unë, nuk u përzihem atyre”, u shpreh Haziri.

Haziri thotë se për partneritet duhet ta lësh vetën keq dhe në Kosovë po mungon kjo kulturë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz