Haxhiu takon presidenten Siljanovska-Davkova: Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
dp

Lexo edheIllija Sërdanoviq nuk tregon nëse do bisedojnë me Kurtin dhe a do e dorëzojnë Radojiçiq-in: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas saj, bazohen në respektin e ndërsjellë dhe lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton lajmi.net.
Ajo ka theksuar se Kosova e mbështet përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e këtij shteti për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edheIllija Sërdanoviq nuk tregon nëse do bisedojnë me Kurtin dhe a do e dorëzojnë Radojiçiq-in: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë
Në takim është diskutuar gjithashtu për rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./lajmi.net/