back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaxhiu: Sigurimet shëndetësore do t’i mbulonin shërbimet e pacientëve

Haxhiu: Sigurimet shëndetësore do t’i mbulonin shërbimet e pacientëve

Të ngjajshme

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Pacientët kosovarë që vuajnë nga sëmundja e kancerit nuk mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme në kuadër të Klinikës së Radiologjisë në Prishtinë. Për rrezatime të ndryshme ata ende udhëzohen të shkojnë në Tiranë ose në Sarajevë, pasi që në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) mungojnë aparaturat e caktuara.

Pacientët që kanë nevojë për shërbimin e stereotaksisë në kokë dhe në gji nuk mund ta kryejnë në Prishtinë.

Derisa pacientët në Kosovë po detyrohen të kërkojnë trajtim mjekësor jashtë vendit për shërbimet të cilat nuk i gjejnë në Kosovë, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në vend i kanë parë të nevojshme sigurimet shëndetësore për qytetarët.

Anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se me anë të sigurimeve shëndetësore pacientëve do t’u mbuloheshin shërbimet mjekësore jashtë vendit.

“Është vështirë e arritshme që të gjitha shërbimet të kryhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ka edhe vende që kanë shëndetësi më të zhvilluar se ne që nuk munden t’i kryejnë të gjitha shërbimet. Por janë sigurimet të cilat i mbulojnë kudo që të kryhen shërbimet. Unë insistoj që duhet të punohet më shumë dhe më shpejt që të jepen sigurimet shëndetësore”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz