back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen

Haxhiu: Nuk ka qenë problem emri im, por problemi është me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Opozita shpërthen në të qeshura kur Vetëvendosje propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e...

Rregulla të reja për hyrje në vendet e BE-së

Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, leja...

Bajrami: Momenti i fundit që LVV-ja të propozojë kandidat tjetër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka...

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk ka qenë problem emri i saj , por problemi është me Vetëvendosjen, raporton EO.

“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

“Besoj që sot jeni bindur që nuk ka qenë problem emri im. Problemi është me VV-në, pra opozita bashkë me Listën Serbe, sepse sot edhe një herë u dëshmua që PDK, LDK, AAK, Lista Serbe janë bashkë. Pra ata në vazhdimësi kanë qenë bashkë dhe sot u dëshmua që janë bashkë”, shtoi Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz